LAJMI I FUNDIT

Thiago Silva e pranon: Mund të lë Chelsean, e kam marrë një vendim

16:27 - 21.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thiago Silva, qendërmbrojtësi 39-vjeçar i Chelseat, u largua nga fusha i përlotur pas eliminimit të Bluve nga gjysmëfinalja e FA CUP.




Pas ndeshjes ndaj Cityt, lojtari, i cili është në fund të kontratës me klubin londinez, u pyet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

“Do ta dini në ditët në vijim. Nuk dua të them asgjë tani pas një disfate. Jam i mërzitur për rezultatin, por herët a vonë lajmet do të dalin.

Unë kam një vendim të marrë në mendjen time, por nuk është momenti për ta ndarë atë. Katër vitet e mia këtu ishin shumë të mira. Jo se nuk besoja në veten time, por me moshën time dhe intensitetin e kësaj lige… është e rrallë të shohësh lojtarë në një nivel të lartë në moshën 39-vjeçare.

Nuk më pëlqen të flas për veten time, por ju mund ta shihni këtë. Sot isha gati të luaja në kohën shtesë! Mund të shoh se kam disa vite për të vazhduar të shijoj futbollin.” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.