Kryesore

Nuk ka paqe mes tyre! Jul Deda ‘përplaset’ sërish me Egla Cenon: Nuk kam ardhur këtu për të të pëlqyer ty!

22:50 - 23.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht se marrëdhënia mes tyre herë pas here normalizohet, Jul Deda dhe Egla Ceno, vazhdimisht kanë përplasje mes tyre dhe kjo mbase ngaqë janë dy nga konkurrentët më të spikatur në shtëpinë e Big Brother Vip 3.




Në prime e mbrëmjes së sotme ka pasur një debat mes tyre, në lidhje me sinqeritetin, sjelljen dhe vërtetësinë e tyre në lojë.

Pjesë nga biseda:

Egla: E kam pyetur Julin nëse është apo bën për sjelljen që ka zgjedhur të këtë brenda shtëpisë. Dhe ai më ka thënë se bën. Më ka thënë se “e di çfarë do publiku dhe kam ardhur këtu për ta fituar këtë lojë”.

Ndërkohë jemi njohur, kemi shijuar humorin dhe peshën e njëri-tjetrit sepse Julit nuk është aspak i lehtë. Shprehja tjetër që kam përdorur për Julin ishte “kur do më vish se je duke më dërguar njerëz” dhe më është përgjigjur “më lumtë, di ti përdor njerëzit”.

Juli: Për fatin e mirë këtu ka 100 kamera dhe 50 mikrofona. Unë nuk kam dërguar kurrë një njeri për tu zënë për mua me Eglën. Nuk i kam thënë asnjëherë se kështu do publiku. Po është e vërtetë që më ka bërë pyetje të tilla por ka një problem këtu që Egla do përgjigjen që do ajo kurse unë i jap përgjigjet që unë dua. Kurrë nuk e kam përdorur fjalën ‘më lumtë që i përdor njerëzit”. Nuk e di se çfarë do të shoh Egla nga unë. Unë nuk kam ardhur këtu për t’i pëlqyer Eglës.

Ledion Liço: Sa përqind ke qenë vetja në këto ditë?

Juli: Kam qenë në një masë shumë të madhe vetja ime, sigurisht këtu ka dhe rrethana që duhet të dalësh nga vetja. Por unë kam ardhur për ta bërë dhe shijuar këtë eksperiencë.

Egla padiskutim është një debatuese e mirë, ka logjikë dhe luan me fjalën. Por ajo që Egla nuk ka ndryshuar që nga skualifikimi është ofendimi dhe asnjë ofendim nuk i ka shkuar Eglës prej meje. Maksimumi i kam thënë gënjeshtare dhe po është e vërtetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.