Kryesore

Deputetja e PL-së reagon për raportin e DASH: Kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen në Shqipëri

09:54 - 24.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho, ka deklaruar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin është “kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin me pushtetin në Shqipëri”.




Deputetja shprehet se korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin po shuan shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet.

“Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë shpresë”, theksoi Erisa Xhixho.

Deklarata e Erisa Xhixhos:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut certifikon edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile për qeverinë e zhytur në korrupsion, kapjen e drejtësisë, presionin mbi mediat, përdorimin e administratës në zgjedhje, blerjen e votës.

Raporti evidenton në mënyrë të veçantë:

Tenderat, PPP dhe korrupsionin e pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes

Presionin politik, frikësimin, korrupsioni dhe burimet e kufizuara që kanë penguar gjyqësorin të funksionojë plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase

Keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash

Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente

Raporti i DASH është kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin alarmant me pushtetin në Shqipëri. Një abuzim që nis nga zyrat e bashkive më të vogla e shkon deri në zyrën e kryeministrit.

Korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin po shuan shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet. Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë shpresë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.