Kronikë

EMRI/ I dënuar më 6 vite burg për vrasjen e një të moshuari dhe plagosjen e djalit të tij, vetëdorëzohet në Kapshticë 39-vjeçari

17:06 - 24.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vetëdorëzuar pranë stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, 39-vjeçari, Edison Demiri.




39-vjeçari është dënuar me 6 vite burg për plagosje me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.

Demirit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim,

Njoftimi i policisë:

Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Edison Demiri, 39 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.