AKTUALITET

“Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën”- I liruari me amnisti tregon kushtet në burg: Ushqimi është skandal fare

14:35 - 24.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i dënuar me burg për vjedhje, i cili përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga qelia, ka treguar kushtet në qeli teksa akuzoi policët për dhunë.




Ai ka treguar se policet e kanë dhunuar, duke u thënë se “dje kisha një rast për të folur me familjen në Skype, u prish Skype dhe nuk na nxorën për të folur, ai më futi dru mua, më shtrembëroi nofullën, na e futën me grusht, çfarë të bëj unë i shkreti”.

“Kam qenë për vjedhje, për një kabull e gjeta në rrugë, ishte një anë e këputur thashë ta marr ta shes. U dënova mbi 2 vite burg, më kishte ngelur edhe 1 muaj burg. Nga gjendja ekonomike, nuk kam, jam copë-copë. Familja më ka lënë të vogël, jam pa shkollë, nuk di as shkrim e këndim. Po të kisha një shkollë do të kisha një zanat, por kur s’ke shkollë nuk të merr njeri në punë. Punoja ndonjëherë si ndihmës në mobilieri e ndërtim.

Po të hash ushqimin aty të zë gjumi, ushqimi është skandal fare. Nuk jam vetëm unë që s’kam për të ngrënë, janë edhe të tjerë, gjynah.

Dalim 2 orë, rrimë gjithë ditën në dhomë, këta përdorin dhunë. Dje kisha një rast për të folur me familjen në Skype, u prish Skype dhe nuk ka nxorën për të folur, ai më futi dru mua, më shtrembëroi nofullën, na e futën me grusht, çfarë të bëj unë i shkreti.

Unë do të shkoj në punë, më presin nusja dhe djali. Nuk më kanë ardhur se janë në Elbasan. S’kam folur, ata nuk vinin dot sepse s’kemi gjendje ekonomike, nga mua mbaheshin. Unë mblidhja ndonjë hekur e skrap, pa punë e asgjë. Nuk kisha çfarë të bëja”, tha i dënuari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.