Kryesore

Heshtja dhe hakmarrja, Hakan Çalhanoglu priti dhe festoi kundër kuqezinjve

14:25 - 24.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Titulli në derbi shijon më shumë, por nëse ka një personazh që sigurisht e ka shijuar më shumë këtë titull kampion është Hakan Çalhanoglu.




Mesfushori turk që u largua nga Milani përpara 3 sezonesh ishte një nga personazhet që u tall dhe u ironizua pafund në festën e kuqezinjve të titullit kampion. Ibrahimoviç dhe të tjerë e vunë në lojë mesfushorin turk, i cili gjatë kësaj kohe ka vuajtur shumë.

Dhe ja ku erdhi momenti i tij. Priti, duroi dhe heshti deri sa u hakmor në mënyrën më të mirë të mundshme. Festa përpara fytyrës së ish-shokëve të skuadrës.

Pikërisht në këtë mënyrë e festoi edhe në rrjetet sociale duke postuar një foto, ku tifozët e Milanit e kritikojnë dhe e akuzojnë si tradhtar, ndërsa ai me kufje është i fokusuar vetëm në arritjen e objektivit. Titulli i dytë ishte edhe për meritën e tij.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.