Kryesore

Nuk lë gjurmë në Kupë, por Ernest Muçi zgjidhet në formacionin e javës

11:48 - 24.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kupa e Turqisë është një trofe të cilin Beshiktashi i Ernest Muçit e kërkon me ngulm pas dështimit për të fituar titullin kampion këtë sezon. Dje është luajtur gjysmëfinalja e parë kundër Ankaraguçu në transfertë, teksa rezultati përfundimtar ishte barazimi 0-0.




Pa gola dhe çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 7 maj. Ndërkohë, Muçi dhe Rashica ishin përzgjedhur titullar për këtë takim. Lojtari i Kombëtares shqiptare luajti deri në minutën e 88-të, por nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim. 23-vjeçari vijon të luajë mbrapa sulmuesve si një fantazist edhe pas largimit të Fernando Santos nga stoli. Aktualisht ekipin po e drejton ndihmësi Topraktepe.

Megjithatë, Muçi arriti të zinte vend në formacionin më të mirë të javës në Turqi, i cili u zgjodh dje. Kjo, pasi Ernesti shënoi në fitoren 2-0 që Beshiktashi arriti po kundër Ankaraguçusë këtë fundjavë që shkoi.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.