Kronikë

Tentoi të fuste në Shqipëri 30.000 euro të padeklaruara, e pëson 44-vjeçari! Ja ku i kishte fshehur paratë

12:58 - 06.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri 30 mijë euro të padeklaruara.




Gjatë kontrollove të kryera nga policia kufitare e portit të Vlorës në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale M. A..

Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30.000 euro, të cilat ai tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si edhe u sekuestruan shuma e parave.

Njoftimi i policisë:

PKK Port, Vlorë! Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove.

 

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin M. A..

Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30 000 euro, të cilat shtetasi M. A. tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.