Kronikë

“Trupat e nënës dhe dy fëmijëve mund të mos gjenden kurrë”- Dëshmitë e banorëve të zonës! Historia e të moshuarit që u mbyt disa vite më parë në lumin Buna, por…

11:36 - 06.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat e Ushtrisë janë nisur drejt Shkodrës pas apelit për ndihmë për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijeve të mitur në lumin Bunë.




FA do të ndihmojë në kërkimet për gjetjen e trupave të 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe dy të miturve të moshës 8 e 4 vjeç, që dyshohet se ndodhen në ujërat e lumit Bunë.

Mbrëmjen e së shtunës (4 maj) u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës 9-vjeçare.

Nëna dhe tre fëmijët rezultonin të zhdukur prej katër ditësh, ndërsa bashkëshorti i saj Ergys Arrazi, i cili u arrestua për shtyrje drejt vetëvrasjes së anëtarëve të familjes së tij, bëri denoncimin për zhdukjen me datën 3 maj.

Ngjarja, e cila është një tragjedi e rëndë e ka zanafillën në dhunën familjare, pasi policia arrestoi bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve, Ergys Arrazi, i cili akuzohet se nxiti gruan dhe fëmijët drejt vëtëvrasjes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.