BLUETOOTH

FOTO/ Gazetarja shqiptare i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë në martesë me e partnerin gjerman

21:50 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Iva Tiço mbrëmjen e sotme ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin gjerman, në martesë.




Fotot e para të gazetares si nuse janë publikuar, ndërsa shihet veshur me fustanin elegantë të nusërisë.

Dasma e Ivës po zhvillohet në një hotel pranë bregdetit, ndërsa nuk mungojnë shumë të ftuar vip, miq të saj.

Iva ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj, për të cilin tregohet shumë e rezervuar dhe në intervistat televizive.

 

Kujtojmë se në intervista të mëhershme, ajo ka folur për dëshirën për të zhvilluar një dasmë, me pak njerëz.

“Unë dua në dasmë me shumë pak veta. Më duket më e thjeshtë për ta bërë me shumë pak veta. Kishim një listë të kufizuar që të iknim jashtë dhe të vinë vetëm një dorë njerëzish. Listën kam bërë dhe nuk kam provuar asnjë fustan. Unë kam në kokë një dasmë me jo më shumë se 30 veta. Ishte 20 dhe pastaj bëra një listë me 30. Nuk kemi asnjë datë të përcaktuar sepse po të kisha një datë të përcaktuar do të kisha provuar fustanin. Familjet e të dyve janë të krye të listës, familja Peza dhe pastaj të tjerët”, ka thënë Iva në një nga intervistat e saj rreth një vit më parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.