Kryesore

“Çfarë kërkoni atje?”-Rama thirrje të rinjve që punojnë në turizëm të kthehen në Shqipëri: Do kemi pagat më të larta

12:46 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, duke folur në eventin “Safe stay in Albania”, u ka bërë thirrje të rinjve që punojnë në turizëm jashtë vendit, të kthehen në Shqipëri.




Rama deklaroi se djemtë e vajzat shqiptare që punojnë në turizëm kanë më pak taksa se të rinjtë në Greqi.

“Vitet në vijim do tregojnë që Shqipëria do ketë kapacitetin të paguajë punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do ketë pagat më të mira në rajon për të kualifikuarit në turizëm. Vitin tjetër dhe në 2023-ën fuqia turistike do shumëfishohet, kjo është pak po e sigurt.”, tha ai.

Kryeministri më tej u shpreh se Shqipëria është në “Champions League-n e turizmit” dhe se ka përfituar vitin e kaluar 4.2 miliardë euro, duke shtuar se paratë kanë shkuar tek familjet shqiptare.

Rama: Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’i thënë të rinjve që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmit, ‘çfarë kërkoni atje?’ Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar, ju që punoni jashtë pse e lini këtë boshllëk? Ashtu sikundër i them të tjerëve që historinë e pagave i dëgjojnë nga muhabetet. Provojeni trokisni në dyert e hoteleve dhe provojeni. Mundësia e punësimit në turizëm nuk është asgjë, me atë nesër, pasnesër, me atë se sa shumë investime janë në proces, në Tiranë apo vijën bregdetare.

Të gjitha investimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Vitet në vijim do tregojnë që Shqipëria do ketë kapacitetin të paguajë punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do ketë pagat më të mira në rajon për të kualifikuarit në turizëm. Vitin tjetër dhe në 2023-ën fuqia turistike do shumëfishohet, kjo është pak po e sigurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.