Kryesore

Çuçi mbledh grupin e PS, zbardhen çështjet që u diskutuan! Ja porosia për deputetët

10:55 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bledi Çuçi, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS ditën e sotme, takim i cili i paraprin seancës plenare që do të zhvillohet të orës 17:00.




Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka kërkuar deputetëve socialistë të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.