Kryesore

“Nga 70 në mëngjes, shkoi në 140 në darkë”- Bardhi: Lista e fituesve të shkollës së Magjistraturës është shtuar tre herë! Të thërrasim në Komision drejtorin

11:54 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar të thërritet drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.




Bardhi u shpreh se lista e fituesve sipas tij është shtuar tre herë, ndërsa me ironi tha se “nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”.

Ndër të tjera, ai theksoi se është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodh në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës  së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodh me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes, shkoi ne 140 në darkë“, tha Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.