BLUETOOTH

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma! Mami ndërroi jetë dhe babai…”/ Konkurrenti i “BBV” rrëfen historinë e tij të trishtë: Janë gjëra të forta!

10:21 - 30.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkëlqim Bega ka rrëfyer historinë e tij të trishtë të fëmijërisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.




Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.

Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.

“Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.

Biseda:

Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur femijëri

Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë

Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar

Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.

Shkëlqimi: Jo

Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju

Shkëlqimi: E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta

Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë. Sa mir se e ke gjetur veten që punon

Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.