Kryesore

Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, Meta: Kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon. Programi ynë, ambicioz

10:45 - 01.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë ka mbledhur Komunitetin Drejtues Kombëtar pak ditë pas Konventës, ndërsa në fjalën e tij, presidenti i PL, Ilir Meta tha ndër të tjera se Konventa përpos 5 prioriteteve solli edhe një element tjetër të rëndësishëm, që është e gjelbra.




Sipas tij kjo demonstron gjelbërimin dhe shpirtin e ekipit që sipas i duhet për betejat që i presin.

Meta shtoi se programi i PL është shumë ambicioz, por mbete realist, duke theksuar faktin se sot vendi krahasuar me Rajonin ka paga dhe pensione më të ulëta.

Meta: Konventa përpos 5 prioritet për 4 milion shqiptarë plus, solli edhe një element tjetër të rëndësishëm, që është ajo e gjelbra, që është demostrimi i gjelbërimit, ilitaritetit dhe një himni tjetër “you never walk alone”, ndaj shpirti i ekipit që tha Erisa është i rëndësishëm për betejat që na presin dhe fitoret e padiskutueshme që do t’i arrijmë me shumë punë dhe mund.

“Kush pushon, ndryshket” thotë gjermani, ndaj ne s’kemi për të pushuar sepse nuk duam të ndryshkemi. Edhe ndryshkun që kishte lënë Bashkia te Lapidari, u detyruam që ta lyejmë dhe shumë shpejt falë qëndresës së këshilltarëve dhe popullit të Tiranës, do ta heqim ndryshkun njëherë e përgjithmonë nga bashkia 5d dhe inceneratorit që nuk ekziston.

Programi i PL është ambicioz, por që mbetet shumë realist. Sot vendi në krahasuar me Rajonin ka paga dhe pensione me të ulëta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.