AKTUALITET

Vranësira dhe reshje të pakta shiu në vend, ja si parashikohet moti për sot. Temperaturat arrijnë deri në 27°C

07:17 - 01.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.




Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të cilat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobta shiu kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 25°C

në zonat e ulëta 12 deri 27°C

në zonat bregdetare 15 deri 26°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.