Deputeti Flamur Noka, ka zgjedhur të shkojë sot në Kuvend i veshur më një bluzë ku ka të stampuar foton e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.
Në bluzën e tij, Noka ka të stampuar mesazhin në mbështetje në Berishës, ku shkruhet “Free Berisha, free the opposition”, ndërsa është printuar edhe pamja e ish kryeministrit me dy gishtat lart.
Kujtojmë që ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen e ish-kompleksit Partizani.
Të gjitha kërkesat e liderit demokrat në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për t’u rikthyer në Kuvend janë rrëzuar.
Shfaq Komentet (0)