Kryesore

“Reporterët pa Kufij” rendit Shqipërinë të fundit në Evropë për lirinë e medias, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme

12:49 - 03.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me raportin e “Reporterëve pa Kufij”, në lidhje me lirinë e medias, ku vendi ynë rendtej i fundit.




Në një postim në rrjetin social “X”, ai shkruan se do të merren masat për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

Rama tha se “Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”.

Reagimi i Ramës

Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues.

Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht.

Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence.

“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit po kërcënohet nga politika. Ja ku renditet Shqipëria


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.