BOTA

U kthye nga Gjermania për të festuar Pashkët me familjen, 15-vjeçarja gjendet e pajetë në banjën e shtëpisë. Ja çfarë dyshohet

18:55 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Livadia në Greqi, ku një ditë më parë, të Premten 3 majit, një vajzë 15-vjeçare është gjetur e pajetë në banjën e shtëpisë së saj.




Sipas mediave greke, vajza adoleshentë është gjetur nga prindërit e saj, të cilët thirrën menjëherë një ambulancë, por ishte tepër vonë.

Sipas LamiaReport , 15-vjeçarja kishte ardhur nga Gjermania në Greqi me familjen e saj për të kaluar festën e Pashkëve në shtëpinë e prindërve, por asgjë nuk shkoj siç ishte menduar.

Ende është i paqartë shkaku i vdekjes së 15-vjeçarës, ndërsa policia përjashtoi mundësinë e një vrasjeje, pasi sipas tyre gjithçka tregon se 15-vjeçarja është larguar nga jeta për shkaqe patologjike.

Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike, është urdhëruar që trupit të saj t’i kryhet një autopsi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.