Kryesore

Reali fiton titullin e La Liga-s, Ançeloti: Jemi shumë të lumtur, por tani i gjithë fokusi është te Bajerni

11:03 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real i Madridit arriti të siguronte titullin e 36-të të La Liga, katër javë para përfundimit të kampionatit.




Trajneri i madrilenëve, Karlo Ançeloti u shpreh pas sigurimit matematikisht të titullit kampion se skuadra e tij e meritoi këtë triumf. Por festa do të bëhet të shtunën tjetër pasi futbollistët duhet të përgatiten për duelin me Bajernin.

“Një kampionat i merituar në të gjitha aspektet, jemi shumë shumë të lumtur. Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, duam të përgatitemi mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, të shtunën atëherë do të festojmë së bashku kampionatin”, deklaroi Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.