AKTUALITET

Kamerat e sigurisë zbulojnë lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve, dyshohet se u hodhën nga ura e Bunës

15:23 - 06.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kamerat e sigurisë së një biznesi kanë fiksuar Alma Arrezi së bashku me 3 fëmijët e saj, në afersi të lumit të vjetër Buna, për të shtuar dyshimet e autoritetëve se nëna së bashku me të miturit janë hedhur që aty.




Gazetari Igli Çelmeta, ka raportuar për News 24, se këto kamerat e sigurisë janë siguruar nga një biznes që ndodhet pranë lumit Buna, ku shihen pamjet e Alma Arrezi së bashku më 3 fëmijët e saj që po ecin, në orët e mesditës.

Nga informacionet e uniformave blu, gazetari shprehet se viktimat kanë udhëtuar nga lagjia Kiraz, aty ku ndodhet dhe banesa e familjes Arrezi, në drejtim të urës së vjetër të Bunës, një distancë prej afro 4.4 km.

Sipas grupeve hetimore, ngjarja tragjike mund të ketë ndodhur në orët e vona të natës, të datës 2 maj, por ngelet akoma për t’u provuar.

Vijojnë kërkimet për Alma Arrezi së bashku me dy fëmijët e tjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.