AKTUALITET

Administrata nuk denoncon korrupsionin? Edi Rama i përgjigjet Altin Dumanit: Një arsye e rënies është edhe veprimtaria e SPAK që po jep…

12:07 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se denocimet për korrupsion nga institucionet shtetërore kanë rënë.




Kreu i qeverisë deklaroi se një nga arsyet e rënies së denoncimeve nga administrata është impakti parandalues që, sipas Ramës, ka filluar të japë edhe vetë veprimtaria e SPAK.

“Nuk e solla në vëmendjen për ndonjë replikë, por për të rrëzuar me fakte e shifra pretendimet e përsëritur të kundërshtarëve tanë se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK janë rrufe që bien në një territor ku nuk bëhet asgjë për të pastruar ferra e kapur derra që llokoçiten në moçalin e korrupsionit”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: “Dëgjova drejtuesin e SPAK në raportimin e tij përpara KLP kur tha se kanë rënë denoncimet për korrupsion nga institucionet shtetërore.

Misioni bazë i pushtetit ekzekutiv në luftën kundër korrupsionit nuk mund të jetë hetimi i brendshëm i korrupsionit, por hartimi i masave sistemike që adresojnë problematika. Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt, impakt parandalues që ka filluar të japë edhe vetë veprimtaria e SPAK.

Nuk e solla në vëmendjen për ndonjë replikë, por për të rrëzuar me fakte e shifra pretendimet e përsëritur të kundërshtarëve tanë se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK janë rrufe që bien në një territor ku nuk bëhet asgjë për të pastruar ferra e kapur derra që llokoçiten në moçalin e korrupsionit.

Në vetëm dy vitet e fundi drejtoria e përgjithshme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, 263 rekomandime për ndryshime të natyrës ligjore, rregullatorë apo institucionale dhe ka dorëzuar në Prokurori 48 kallëzime penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.