Kryesore

Parashikimi i motit për sot, një ditë e përshtatshme për të shijuar natyrën

07:05 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e martë do jetë e shëlqyeshme nga rrezet e diellit, me temperaturat që arrijnë deri në 30°C, për të krijuar kështu një mot të qendrueshëm e që të lejon të shijosh natyrën.




Në zonat malore, temperatura do luhasë nga 9-28°C, ndërsa në zonat bregdetare nga 12-28°C.

Me një miksim të diellit e reve të pakta, qielli do krijojë peisazhe të mrekullueshme, duke e shoqeruar me erë të shpejtësisë mesatare 7 m/sek në drejtim veriperëndim-verilindje, ndërsa përgjatë vijes bregdetare deri në 10-14 m/sek.

Kështu valëzimi i deteve Jon e Adriatik do jenë të forcës 1-2 ballë.

Njoftimi i ShMU-së:

Ditën e Martë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare transparente të larta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 28°C

në zonat e ulëta 8 deri 30°C

në zonat bregdetare 12 deri 28°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.