AKTUALITET

Po transportonte 53 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, vihet në pranga 46 vjeçari

09:38 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46 vjeçar është arrestuar në Qafë Thanë ditën e sotme nga uniformat blu pasi iu gjetën në automjet 53.3 kg lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se po e transportonte drejt Maqedonisë së Veriut.




Nga vazhdimësi të operacioneve policore të koduar “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua ajo e “Restart”, që vuri në pranga E.G., 46 vjeç, me vendbanim në Korçë.

Ky i fundit po udhëtonte me automjetin tip “Volkswagen”, drejt Maqedonisë së Veriut. Në pikën kufitare Qafë Thanë, nga kontrollet e policisë, iu gjetën 53.3kg kanabis, që do trafikoheshin në shtetin fqinjë.

Lënda narkotike së bashku me 2 celularë dhe automjeti janë sekuestruar nga blutë, nën cilësinë e provës materiale.

Çështja ka kaluar pranë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Qafë Thanë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 46-vjeçari, që dyshohet se do trafikonte me automjet lëndë narkotike, drejt Maqedonisë së Veriut.

Sekuestrohen 53.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore disamujore, të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planeve operacionale kombëtare ,”Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me DVKM Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. G., 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volksëagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.