Kryesore

ERZENI-TEUTA/ Zhbllokohet derbi i Durrësit, Daci kalon në avantazh skuadrën e Martinit

16:16 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në orën 16:00 do të luhet derbi i Durrësit, ai midis Erzenit dhe Teutës, takim i vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore.




Erzeni e mësoi fatin e tij për sezonin e ardhshëm pikërisht javën e kaluar, ku barazoi me Kukësin dhe në këtë mënyrë bie matematikisht nga Superiorja, 2 javë nga mbarimi i saj. Megjithatë, edhe pse sezoni për shijakasit është mbyllur, përsëri duhet të gjejnë forcat sepse sot do të përballen në një derbi përballe “djemve të detit”, dhe një derbi nuk duhet humbur.

Nga ana tjetër Teuta vjen nga një fitore e madhe kundër kryesuesve të Egnatias, dhe sot duan të marrin të njëjtin rezultat pozitiv kundër Erzenit. Durrsakët i hedhin sytë nga “Final 4” dhe fitorja sot është e detyrueshme për të besuarit e Edi Martinit.

Live:

ERZENI 0-1 TEUTA

5′ Daci

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Dakaj, Maliqi, Sadiki, Asani, Peposhi, Osmanllari, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka, Blazeviç.
Trajner: Alfred Deliallisi

TEUTA: Vata, Qaqi, Gjini, Kruja, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, Daja, Lloci, Boçi, Daci
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.