AKTUALITET

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, caktohen gjyqtarët që do shqyrtojnë ankimimin e tij

15:21 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar me shorte gjyqtarët që do shqyrtojnë ankimimin e depozituar nga Fredi Beleri.




Trupi gjykues do përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).
Fredi Beleri akuzohet për “Korrupsion Aktiv në Zgjedhje”, dhe vendimi për masë arrest në burg është marrë në datë 5 mars 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 08.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 32 akti, mbi ankimin e ankuesve/të pandehur Dh.A.B. dhe P.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 të Kodit Penal.
Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.