Kryesore

Dy muaj në luftë me sëmundjen e rëndë, Princi William zbulon gjendjen shëndetësore të Kate Middleton

17:36 - 10.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një deklaratë të rrallë publike në lidhje me shëndetin e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese për kancerin, Princi William tha të premten se gruaja e tij “po shkon mirë”.




Gjatë një vizite në spitalin në Ishujt Scilly, pranë Cornwall, trashëgimtari e fronit britanik u pyet për shëndetin e Kate, duke theksuar se ajo “po shkon mirë, faleminderit”.

 

William, i cili është në një vizitë dy-ditore në zonë, pa vendin e një programi të ri për të luftuar të pastrehët, kaloi kohë në plazh me vendasit dhe vizitoi spitalin e komunitetit.

 

Kate njoftoi në mars se pas operacionit abdominal në fillim të këtij viti, ajo ishte diagnostikuar me kancer.

Në atë kohë ajo tha se ishte mirë, por zyra e çiftit mbretëror sqaroi se ajo nuk do të bënte përditësime të rregullta për shëndetin e saj dhe nuk do të kthehej në detyrat publike derisa mjekët të vlerësonin se gjendja e saj e lejonte këtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.