Kronikë

E rëndë në Tiranë, gjenden pa shenja jete 2 vajza ukrainase te “Selvia”. Ja çfarë dyshohet

14:40 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shtetase ukrainase, të moshës 25 dhe 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë, në një banesë.




Sipas informacioneve të para, vajzat ukrainase me iniciale A. K. dhe A. L., dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh, me përmbajtje lëndësh narkotike pasi pranë turpave të tyre është gjetur ‘xanax’.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.