AKTUALITET

Përndjek dhe përplas kolegen, për t’u larguar me shpëjtësi nga vendngjarja , në pranga polici nga Himara

16:26 - 10.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një efektiv policie në Himarë ka përndjekur e ka përplasur automjetin e koleges së tij, e më pas është larguar më shpejtësi nga vendngjarja për të braktisur makinën e tij në Vlorë.




Në pranga ka rënë efektivi me inicialet F.XH., i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Ngjarja ka ndodhur në datë 3 maj, kur e ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga kontrolli i automjetit i janë gjendur një thikë e një biçak, të cilat do shërbejnë nën cilësinë e provës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak), për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik. Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë.

AMP-ja në bashkëpunim me DVP Vlorë po punon për kapjen dhe ndalimin e punonjësit të policisë F.XH.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.