Kryesore

Projektligji për nënat surrogate dhe abortet, Berisha: Vrasje e foshnjës me qëllimet më çnjerëzore!

12:51 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar projektligjin për nënat surrogate dhe abortet, duke hedhur akuza se kanë për synim shkatërrimin e familjes shqiptare.




Berisha deklaroi se projektligji për surrogacionë transformon familjet në kavie laboratorike.

Rama me ligjin e tij zgjedh konceptin e fermës, apo fasonerisë për nënën shqiptare, e dekonfigurimit të plotë të familjes”, tha lideri demokrat.

Ndërsa shtoi se: “Pas transformimit të familjes së shenjtë shqiptare në kavie laboratorike, kalon dhe në metoda të tjera, hap diapazonin për abortin, për vrasjen e foshnjës me qëllimet më çnjerëzore.”

Sali Beisha: Rama në angazhimin e tij në rrënimin e këtij kombi, zbret në themelin e shoqërisë, familja. Ka për qëllim kryesor të paraqesë para shqiptarëve rrezikuan madhor të ligjit Rama për surrogacinë, për të transformimin e nënës shqiptare.

Rama me ligjin e tij zgjedh konceptin e fermës, apo fasonerisë për nënën shqiptare, e dekonfigurimit të plotë të familjes. Kjo është një përpjekje jashtë çdo lloj imagjinate.

Mendja e mbrapshtë e këtij njeriu që ka për synim shkatërrimin e kombit nuk ndalet. Pas transformimit të familjes së shenjtë shqiptare në kavie laboratorike, kalon dhe në metoda të tjera, hap diapazonin për abortin, për vrasjen e foshnjës me qëllimet më çnjerëzore. Rama nuk ndalet vetëm në konceptet e tij antifamilje, por tani kërkon me ligj të nisë sterilizimin në një vend ku ka 3 vite që vdekjet dominojnë mbi lindjet.

Kjo është një përpjekje ligjore antishqiptare, për të ulur lindshmërinë në këtë vend dhe për të përshpejtuar shkatërrimin e kombit. Ky ligj i avancuar në parlament, në stilin e hienave, pa asnjë konsultë me qytetarët, me autoritetet fetare që kanë reaguar fuqishëm në mbrojtje të vlerave të familjes, dëshmon qartë se Edi Rama donte me çdo kusht të kalonte ligjin e shkatërrimit të familjes shqiptare si një mekanizëm të ri të tjetërsimit të këtij kombi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.