Kryesore

“Nuk dua t’i lakohet emri” – Amos Zaharia “zbërthehet” për jetën romantike: I përket botës së biznesit

09:35 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Amos Zaharia ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie, por nuk ka zbuluar identitetin e partnerës së tij.




Ai u shpreh se nuk dëshiron të komentojë shumë për jetën private, por vajza i përket fushës së marketingut, e mesa duket është një biznesmene.

“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”

I pyetur nëse lidhja e tyre do të arrijë një nivel tjetër, aktori tha: “Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë.”

Kujtojmë se para disa kohësh ai u fotografua krah një vajze bjonde në një nga baret e kryeqytetit, por nuk dihet nëse është ajo që ja ka vjedhur zemrën Amosit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.