Kryesore

“Nuk keni vend këtu, doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu”, Rama kujton vitet ’90 si aktivist i lëvizjes studentore: Sali Berisha nuk donte të lironte të burgosurit politikë

11:49 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama pati si të ftuar në podkastin e tij ‘Flasim’, këngëtarin Frederik Ndocin, të cilët kanë bashkëbiseduar për kujtimet e tyre nga vitet ’90.




Vite këto që të dy ishin studentë në Universitetin e Arteve e iu bashkuan lëvizjes studentore.

Edi Rama shprehet se kishin bere një peticion për Presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, duke i kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, por shtoi se Sali Berisha nuk dëshironte.

Sipas kreut të qeverisë, peticioni u firmos vetëm nga 200 vetë, kur në fakt ndodheshin 700 persona.

 “Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë.

E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur”, pohoi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.