Kosova

Prindërit e Hashim Thaçit takohen djalin në Hagë, babai: Na mungon! Ai dhe shokët e tij e kanë vendin në Kosovë, jo këtu!

18:16 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas takimit me të birin në qendrën e paraburgimit në Gjykatën Speciale në Hagë, kanë folur për mediat.




Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij, ndërsa uroi që ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së të kthehen sa më parë në Kosovë.

“Jemi të lumtun që na u dha rasti me ardhë, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardhë me na pa në Burojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pamvarun. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin n’Kosovë e jo këtu”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.