Kryesore

David Cameron mbërrin në Tiranë, ish-kryeministri britanik pritet nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

11:45 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari britanik, David Cameron ka mbërritur në Shqipëri ku është pritur në Rinas nga Ministri i Jashtëm, Ilgi Hasani.




Në një postim në X, ministri Hasani u shpreh se në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor,

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin,  Lord David Cameron.

Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ilgi Hasani.

Axhenda

Cameron pritet rreth orës 11:00 të paradites nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Rreth orës 12:00 është parashikuar pritja dhe takimi me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në Kryeministri, ku më pas do të zhvillojnë së bashku edhe një konferencë për mediat.

Në këtë vizitë 1- ditore, sekretari britanik do të takojë edhe kreun e shtetit Bajram Begajn, në orën 14:30.

Cameron para nisjes për në Shqipëri: Luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Pak para vizitës në Tiranë, në një prononcim për mediat britanik Sekretari i Jashtëm, David Cameron thotë se partneriteti mes Shqipërisë dhe Britanisë po jep rezultat, sidomos në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Për vitin 2023, Cameron tha se ka rënë me 90% numri i anijeve me emigrantë Shqiptarë që tentojnë të kalojnë në Britani të Madhe.

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023″, tha Cameron.

“Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona”, tha zyrtari i lartë britanik para nisjes në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.