Kryesore

A ka politikanë që kanë folur në “Sky Ecc”? Kreu i SPAK: Jemi në hetim e sipër, ju garantoj se në çdo rast…

13:42 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u pyet nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin ‘SKY ECC’.




Si përgjigje, Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por tha se ka cështje në hetim.

Ndër të tjera, kreu i Prokurorisë së Posaçme garantoi se nëse do të evidentohen raste të tilla “ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor”

Pyetje: A ka politikanë që kanë folur në SKY dhe a ka komunikime për zgjedhjet në to?

Altin Dumani: Nuk mund të prononcohem, kemi cështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor. Por jemi në hetim e sipër dhe nuk mund të jap informacion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.