Kronikë

I kërkuar për vrasje në tentativë dhe vjedhje e rëndë, arrestohet 61-vjeçari në Portin e Durrësit

10:06 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 61-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.




Policia bën me dije se shtetasi me iniciale Z. H., 61 vjeç, ishte në kërkim për tentativë vrasje dhe vjedhje e rëndë.

“Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”, njofton policia.

Sakaq, mësohet se po punohet për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet në dalje të Shqipërisë, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.