Kronikë

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

11:06 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur ditën e sotme (22 maj) në Prokurorinë e Posaçme.




Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së saj në SPAK, por Bufi është kallëzuar nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë” për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Po ashtu rreth një vit më parë dega e PD Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar për abuzim me tenderat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.