Kryesore

“Na kontrollojnë ku rrimë, e me kë flasim!”- Arian Galdini bashkëbisedim me kreun e PPA: Patronazhistët paguhen me taksat tona! Duka: Rama ka gjet terren sepse opozita është e përçarë

14:45 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë, Agon Duka, në Galdinicast.




Fillimisht, kreu i LRE u ndal tek çështja e patronazhistëve, për të cilët tha se qeveria i paguan me taksat tona dhe “na kontrollojnë se me kë rrimë, me kë flasim”.

“Jemi në një kohë që njerëzit të jeni të lirë të vendin politikisht’, tha ai, ndërsa tregoi edhe një rast të një aktivisti të LRE në Kuçovë.

Galdini: Ne si opozitë duhet ta fillojmë të diskutojmë disa tema dhe ti diskutojmë thellësisht. Vjen një njeri nga Greqia, dhe takon një nga aktivistët e partisë tonë në Kuçovë, dhe i thotë ‘më kanë bërë shumë përshtypje, në 4 vite të kam bërë nja 4 herë like në Facebook, por sa mbërrita në shtëpinë time, komshiu im, patronazhist i Partisë Socialiste, më thotë që ‘a ka fillu i bën like atij Galdinit, të kemi parë, të kemi kontrolluar”. Po mendoja, jemi në 2024 dhe pretendojmë të jemi në BE, të plotësojmë kriteret, ndërkohë që realitet praktik është diktaturë. Si do e shpalosim vetveten si shoqëri në qoftë që janë disa njerëz që paguhen ne taksat tona dhe kontrollojnë me kë rri, me ke flet, me ke pi. Kjo është e tmerrshme. Jemi në një kohë që njerëzit të jeni të lirë të vendin politikisht. Kur ai na vendos në një realitet me patronazhist, si do ja dalim.

Ndërkohë, sa i përket kësaj çështjeje, deputeti Agron Duka, u shpreh se Rama në formimin e tij, do të zgjasë pambarimisht pushtetin.

Ai theksoi se çështjet problematike si patronazhistët, janë të vështira për tu imponuar, pasi opozita tashmë është e përçarë.

“Ky e ka në formimin e vet, të zgjasi pushteti pambarimisht, mendon më shumë për mandatin e radhës sesa qeverisjen. Ka gjet terren sepse opozita ka problemet e veta, është e përçarë. Sa më shumë të bashkohet opozita, aq më shumë i imponohet mazhorancës dhe krijohen marrëdhënie me ndërkombëtarët për të demaskuar këto lloj problemesh. Mesa shoh, nuk ka gjasa të ndodh. Nëse këto pjesë të ishin bashke, atëherë mund të kishim ndonjë shans që në ta diktonim këto lloj problematike që sjell pushteti i gjatë i Ramës. Nëse ka fryme pozitiv në opozitën e fortë e të bashkuar, me një lider të së ardhmes mund të ketë shpresë” tha Duka.

Ndër të tjera, kreu i PPA gjatë bisedës më Galdinin, u ndal edhe tek Federata e opozitës, ku tha se është një formë për ta bërë opozitën më të fortë dhe të bashkuar.

Ai i bëri thirrje Galdinit t’i bashkohej, edhe pse ky i fudnit është shprehur kritik në lidhje më këtë nismë.

“Federata e opozitës, është që të gjitha partitë opozitare të bashkohen të bëjnë takime ne të gjitha qarqeve, te zgjedhim koordinator qarqesh, në mënyrë që të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme. Janë 13 deri më tani, Rithemelimi, PL, si edhe parti të tjera të vogla. Kush dëshiron mund të jetë anëtar, dhe sa më shumë të bashkohen, aq më shumë behëm të fortë dhe të imponueshëm për disa problematika që ka. Nëse nuk ka ndrysim të kodit zgjedhor, e kemi të vështirë ta mundim Ramën. Në kërkojmë lista të hapura, votimin e diasporës, të zgjerohen zonat zgjedhore, ose të kthehen koalicionet siç kanë qenë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.