Kronikë

Nga ish-kryeministri, deputetë e kryetar bashkie, Altin Dumani rendit zyrtarët e lartë të dënuar apo të marrë në hetim nga SPAK

11:04 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i pranishëm ditën sotme në Komisionin e Ligjeve, ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që janë nën hetim apo të pandehur.




Në raportin e tij, Dumani tha se “janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie”.

Po ashtu, kreu i SPAK bëri me dije se në proces gjykimi janë 4 ish magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, dhe janë dënuar nga gjykata dy ish-magjistratë.

Altin Dumani: Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish gjyqtarë të shkallës së parë, një ish gjyqtare i apelit dhe një ish prokuror.

5 ish kryetar bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie,  një ish ministër Finance, një ish ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish kryeministër, një ish sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një  ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion:  Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie.

Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.