Kryesore

“Po jetojmë në propagandën e diktaturës!”- Kreu i LRE thirrje qytetarëve: Nëse nuk ndizni sirenat e alarmit për ‘patronazistët’, liritë tona ikën!

12:26 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini në një bashkë bisedim me qytetarët nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ka folur rreth lirisë së qytetarëve dhe patronazhistëve.




Galdini u shpreh se ne shqiptarët jetojmë nën qeverise të cilat propagandën e tyre kryesore e kanë të ngritur tek baza e propagandës së diktaturës.

“Diktaturat e përdorin djersën e qytetarit si hallka zinxhirësh për robërimin e tyre”, tha ai.

“E pyes veten shpesh herë, ‘a do të vazhdojmë ne shqiptarët gjithmonë të jetojmë nën qeverise të cilat propagandën e tyre kryesore e kanë të ngritur tek e njëjta natyrë, që është edhe baza e propagandës së diktaturës, që shikoni sa gjera kemi bërë në për ju, rrugë, turizëm. Nëse keni lexuar libra apo keni pare filma, do t’ju rekomandoja, te riktheni vëmendjen se cila ishte propaganda kryesore që përdorte Hitleri për gjermanët, e Benito Musolinit për të gjunjëzuar italianët. Ata thonin se ata po investonin, dhe Musolini thoshte që po ndërtoj qytetet nga e para.

Diktaturat kanë  këtë pritje, që e përdorin djersën e qytetarit si hallka zinxhirësh për robërimin e qytetarëve, ndërsa demokracia e sheh zhvillimin si plotësi, ku rrija ekonomike vjen nga liria, zhvillimi ekonomik vjen nga aftësia, talenti, konkurrenca dhe jo si fryt i qeverisë, por si punë e qytetarëve.

Një shoqëri që është e bllokuar, e mbytur, e cila nuk lejon që qytetari të jetë i lirë, por e akumulon çdo gjë ne duart e pak njerëzve, është shoqëri që e shkëmben mirëqenien me lirën dhe me dinjitetin. Nuk është pazar i mirë për ne shqiptarët, sepse sapo kemi dalë nga një diktaturë mizore”, u shpreh Galdini.

Ndër të tjera, kreu i LRE, u ndal edhe tek patronazhistët, ku u i cilësoi këta të fundit si ‘patronazistë’ dhe si ‘policia e mendimit’.

“Janë ca ‘patronazistë’ që janë policia e mendimit, të cilët kujdesen që ju të mos gaboni kur bëni like dhe komentoni dhe kur ju shoqëroheni me njerëz dhe shprehni simpatinë. Kujdesen qe lideri suprem ta përmbush vizionin e tij”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “nëse nuk do filloni të ndizni sirenat e alarmit për ‘patronazistët’ që është kthyer ne normalitet, liritë tona ikën, e vështirë të rikthehen më”.

“Ajo që duhet të bëjnë liderët politikë është të garantojnë lirinë dhe demokracinë, të garantoj mundësi që në vend çdo njeri të ndihet i lirë për tu shprehur. Ky është lideri i vërtetë, jo rrugët, jo kullat, ju ahengu me Stresin dhe Noizyn. Lideri i vërtetë është ai më të cilin ne ndërtojmë më shumë liri. Në 2024 qeveria po ju thotë që po ju potronazhon dhe që ka caktuar ca njerëz, ca zotërinj e zonja, të cilët nuk flet dhe kur ju flini.

Janë ca ‘patronazistë’ që janë policia e mendimit, të cilët kujdesen që ju të mos gaboni kur bëni like dhe komentoni dhe kur ju shoqëroheni me njerëz dhe shprehni simpatinë. Kujdesen qe lideri suprem ta përmbush vizionin e tij. ‘Patronazistët’ janë aty që ju të ndjeni dorën e ngrohtë të partisë, por iu siguroj për diçka, se nëse nuk do filloni të ndizni sirenat e alarmit për ‘patronazistët’ që është kthyer ne normalitet, liritë tona ikën, e vështirë të rikthehen më”, tha kreu i LRE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.