Kryesore

Rama konferencë me Cameron: Së shpejti hapim garën për portin e ri të Durrësit! Pritet ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë

12:49 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, prezantoi temat e diskutimit, ku u ndal tek projekti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.  




Rama tha gjithashtu se së shpejti hapet gara për portin e ri tregtar të Durrësit, duke theksuar se per pjesen ushtarake po presin pergjigje nga NATO.

“Jemi në projekt të përgjigjes së NATOs për krahun ushtarak të portit dhe njëkohësisht edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Për të gjitha këto ky është një projekt që Britania ka shprehur gatishmërinë që të përfshihet qoftë me financimin qoftë me ekspertizën”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Sot është një ditë e posaçme për ne, por edhe për mua personalisht, sepse kemi një mik të vecantë, një personalitet të njohur të politikës së jashtme, por edhe një mik të posacëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë, pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe jam i bindur që do rikthehet sërish.

Kemi diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për thellimin e tyre. Kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleatë në NATO, qoftë në aspektin e marrëhdënieve bilateriale, ky Brtiania synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë.

Unë dua të theksoj se kemi folur për përfshirjen e MB në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin që është hekurudha Durrës Prishtinë, që është një element kyc i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes.

Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit. Jemi në projekt të përgjigjes së NATOs për krahun ushtarak të portit dhe njëkohësisht edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Për të gjitha këto ky është një projekt që Britania ka shprehur gatishmërinë që të përfshihet qoftë me financimin qoftë me ekspertizën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.