Kronikë

Rrëmbeu dhe fshehu nipin 3-vjeçar, Gjykata e Apelit liron gjyshin

16:56 - 22.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu, Rexhep Gjunin, gjyshin i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Barie Gjuni, akuzohen për rrëmbimin e nipit të tij 3-vjeçar, duke e vendosur nën masën “arrest në shtëpi”.




Rexhep Gjuni është gjyshi i fëmijës së mitur, i cili u zhduk për një jave. Ka qenë nëna e të miturit ajo që denoncoi në polici rrëmbimin e fëmijës së saj nga gjyshërit nga ana e babait.

Kujtojmë që fillimisht në lidhje me ngjarjen pas denoncimit nga nëna e të miturit, ra në pranga gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

Pasi e mbajti të fshehur për tetë ditë Barie Gjuni u vetëdorëzua në prokurorinë e Durrësit, bashkë me nipin e saj.

Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se gjithçka e ka bërë në emër të dashurisë për nipin e saj dhe dëshirës së madhe për ta rritur vetë, pasi djali vdiq në aksident rreth një vit më parë.

Kujtojmë që fillimisht në lidhje me ngjarjen pas denoncimit nga nëna e të miturit, ra në pranga gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

Pasi e mbajti të fshehur për tetë ditë Barie Gjuni u vetëdorëzua në prokurorinë e Durrësit, bashkë me nipin e saj.

Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se gjithçka e ka bërë në emër të dashurisë për nipin e saj dhe dëshirës së madhe për ta rritur vetë, pasi djali vdiq në aksident rreth një vit më parë.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Referuar materialeve të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. Gj, pasi më datë 13.04.2024, është paraqitur shtetësia me iniciale I. Gj, banuese në Durrës, ka kallëzuar se vjehrri i saj, ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale R. Gj dhe A. S,  të dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 241/2,  datë 19.04.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit R. Gj për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit R.Gj, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit A. S për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit A.S, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitur , nga personat nën hetim me iniciale R. Gj dhe A. S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga prokurore, znj. Afërdita Ndoj, në seancë gjyqësore kërkoi:

– Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale R. Gj dhe A. S.

Në përfundim të gjykimit, sot me datë 22.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Lutfije Celami vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 241/2, date 19.04.2024 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durrës, për sa i perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit për personat nën hetim R. Gj dhe A. S.

– Ndryshimin e ketij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshte:

– Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.

– Caktimin ndaj personit nen hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij

– Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.

Tiranë, më 22.05.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.