Kuriozitete

Shifra marramendëse! E cilësuar si më e shtrenjta, ja çmimi që arriti në ankand penda e një zogu të zhdukur

09:53 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re tashmë të zhdukur ka vendosur një rekord botëror pasi u shit për 28.417 dollarë në një ankand.




Penda, që fillimisht pritej të shkonte deri në 3.000 dollarë, theu rekordin e mëparshëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%.

Zogu huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Puplat e tyre shpesh mbaheshin në kokë nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte i njohur për pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit.

Shtëpia e ankandeve tha se e ka vendosur në një kornizë me një xham mbrojtës UV dhe me letër arkivore që të mos dëmtohet.

Në të kaluarën, pendët huia ishin një shenjë statusi për njerëzit Maori. Tashmë një zog i rrallë para ardhjes së evropianëve, specia u bë një objektiv për koleksionistët dhe tregtarët e modës pasi fitoi popullaritet në mesin e atyre që erdhën në Zelandën e Re, gjë që çoi në zhdukjen e tij, sipas Muzeut të Zelandës së Re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.