BLUETOOTH

“Edhe Ujku i Cërrikut ka më shumë ‘k’!”- Debati me Donaldin, Ronaldo Sharka thumbon ish-banorin: Nuk fitojnë gjithmonë ‘K-të’! Ja kë shoh ‘kokë më kokë’ në finale

13:32 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori dhe opinionisti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka, ka folur sot rreth 5 finalsiteve të BBV si edhe debatit që ka pasur me Donad Veshajn pak ditë më parë.




I ftuar në studion e “Ëake Up”, ai bëri një analizë të lojës së banorëve ku dhe tregoi se kush mund të fitojë sipas tij.

Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë si Egla Ceno, të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

“Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.

Më tej ai preku pak debatin që zhvilloi me Donald Veshajn. Kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë “Fan Club” se “Fenomen me 70K në Instagram nuk ka ‘bro’. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon”, duke iu referuar Eglës.

Ronaldo u shpreh se numri i ndjekësve në Instagram, nuk e bën një person fitues në “BBV”, duke sjellë në vëmendje faktin se Donaldi kishte më shumë ndjekës sesa Iliri, por në fund fitoi balerini.

“Fenomen është dhe Ujku i Cërrikut dhe në TikTok me followersa. Sasia nuk është gjithmonë cilësi, të gjithë mund të kenë shumë K. Çfarë do të thotë kjo? Se Mimoza Ahmeti nuk vlen? Edhe Donaldi kishte shumë K në krahasim me Ilir Shaqirin, por në fund ishte Iliri ai që fitoi. Nuk fitojnë gjithmonë K-të. Romeo është emër i rëndësishëm i shoëbizit me produktet e tij”, u shpreh Ronaldo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.