Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për dy persona, të cilët u vunë në pranga tre ditë më parë, pasi tentuan të hidhnin në tregun shqiptar një sasi prej 80 mijë eurosh, të cilat dyshohet se i kishin vjedhur në bankat e vendeve të Bashkimit Evropian.
Masat e rivlerësimit nga gjykata u caktuan për Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomanin.
Vendimi:
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim V.K..
- Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim V.K., atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim V.K.të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Shijak, fshatin Hardhishtë, banesë private, 2-katëshe.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim T. D.
- Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim T.D, atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim T. D. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Fushë-Krujë, Zallë, banesë private, 2-katëshe.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim T. D. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
- Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
- Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Shfaq Komentet (0)