![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Finalisti i “Big Brother VIp”, Meriton Mjekiqi ditën e sotme feston ditëlindjen. Ndryshe nga çdo vit tjetër këtë ditë kaq të rëndëishme për të, konkurrenti do ta festojë brenda reality show-t.
E teksa ora shënoi 00:00 banorët e uruan Meritonin për ditëlindje, ndërsa nuk kanë munguar as urimet e familjarëve dhe të dashurve të tij.
Një ndër ta ishte edhe e dashura e moderatorit, Ilnisa Agolli, e cila sapo akrepat e orës shënuan 00:00 përmes një postimi në InstaStory e ka uruar Meritonin me fjalë zemre.
“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”- ka shkruar gazetarja duke e shoqëruar me një zemër.
Kujtojmë që çifti u njohën dhe u dashuruan së bashku në shtëpinë e “BBV”, ndërsa Meritoni dhe Ilnisa kanë treguar se do ta vazhdojnë lidhjen edhe pas daljes së moderatorit nga shtëpia.