Ndodh rëndom që nga hovi dhe shpejtësia e lëvizjes, njeriu lëndohet dhe ndrydh këmbën ose kyçet.
Hapat e rëndësishme të ndihmës së parë që mund të hidhni për të ndihmuar veten apo të tjerët:
Ndihma e Parë Kundër Ndrydhjes së Kyçit
Ekspertët thonë se si fillim, duhet të siguroheni që të mos peshoni në këmbën e lënduar, duke rritur kështu rrezikun e frakturave.
Uluni në një pozicion të rehatshëm dhe mbajeni këmbën pakëz të ngrejtur për të shmangur enjtjen e saj.
Nëse është e mundur fashojeni këmbën dhe mos lëvizjni.
Këmba ka nevojë të pushojë e të mos rëndohet që ligamentet të shërohen sa më parë e lëvizshmëria juaj të rikthehet.
Më pas vjen rradha e mjekut, i cili mund të përcaktojë seriozitetin e situatës dhe t’ju japë udhëzimet e duhura.
Pasi të keni kryer vizitën tek mjeku, ju mund të përshpejtoni shërimin e këmbës duke:
- Mbajtur kompresa të ftohta, sepse e ftohta pakëson qarkullimin e gjakut dhe lehtësuar dhimbjet. Kompresat duhen mbajtur për 10-20 minuta por asnjëherë nuk duhen vendosur në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Të ftohtat mund të alternohen me kompresat e ngrohta, por vetëm kur enjtja ka kaluar dhe jo menjëherë pas ndrydhjes.
- Duke mbajtur këmbën e lënduar pakëz të ngritur. Një pozicion i tillë, ul gjasat e enjtjes dhe ndihmon kundër dhimbjeve. Këmba mund të mbahet e ngritur duke u mbështetur në një ose dy jastëkë.
- Duke pushuar dhe mos lënduar këmbën sa më gjatë që të jetë e mundur,
- Duke e mbajtur këmbën të fashuar. Fashoja duhet të puthitet mirë por jo të jetë shumë e shtrënguar sepse e mpin atë.
- Duke lëvizur e shtendosur këmbën çdo ditë deri ku lejon dhimbja./AgroWeb.org