Kryesore

Revoltë e lojtarëve të Çelsit, blutë kundër largimit të Poçetinos

13:17 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një numër i yjeve të Çelsit, duke përf shirë sulmuesin Nikolas Xhekson dhe transferimin rekord të klubit, Moises Kaisedo, duket se kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për ndarjen e rrugëve të klubit me menaxherin Mauricio Poçetino.




Çelsi njoftoi të martën në mbrëmje se trajneri argjentinas do të largohej nga klubi me pëlqim të ndërsjellë pas 11 muajve të trazuar në detyrë në “Stamford Bridge”, ndërsa ekipi u rendit në vendin e gjashtë në Premier Ligë.

Por drejtorët sportivë Pol Uinstenli dhe Lourens Stuart, si dhe pronari bashkëkontrollues Behdad Egbhali, mbajtën bisedime të hënën dhe të martën që rezultuan në përfundimin e kontratës së 52-vjeçarit pas vetëm një viti. Poçetino ka pasur gjithnjë mbështetjen e dhomës së zhveshjes dhe shumica e lojtarëve të tij kanë qenë kundër përfundimit të bashkëpunimit me ish-teknikun e Totenhemit.

Vendimi i ka lënë yjet në shok, me grupin e lojtarëve në “ËhatsApp”, që e kanë marrë vesh lajmin vetëm nga mediat dhe kanë reaguar të befasuar, por ka pasur edhe zemëratë. Xhekson ishte një nga lojtarët që reagoi publikisht me një postim që konfirmonte se kishte ngelur i shokuar, ndërsa Moises Kaisedo shkruante i tronditur: “Ishte një kënaqësi mister. Të uroj të gjithë të mirat në të ardhmen! Çfarë njeriu dhe çfarë trajneri”. Por kishte edhe një lojtar, Malang Sarr, i cili reagoi i kënaqur pas lajmit. Qendërmbrojtësi francez i nënshkruar nga Çelsi me një kontratë pesëvjeçare në vitin 2020, pëlqeu postimin e klubit në “Instagram” në lidhje me largimin e trajnerit. 25- vjeçari, ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij prej 100.000 paundësh në javë në klub, por është përjashtuar nga skuadra e parë prej Poçetinos, pasi u konsiderua i tepërt në “Stamford Bridge”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.