Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të dëshmojë sot para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Bardhi pritet të dëshmojë para prokurorëve në lidhje me dosjen “Xibraka”, konkretisht pas akuzave të tij në media për personat e përfshirë në këtë dosje, për të cilën ka kërkuar dhe riçeljen e fraksionit të pushuar.
Ai ishte thirrur të dëshmonte më herët, por për shkak të angazhimeve, u paraqit sot, në arën 10:00.
Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkoi të pyetet në një datë tjetër pas 23 majit, dhe keshtu nga ana e SPAK u caktua data 24.
Shfaq Komentet (0)