BLUETOOTH

FOTO/ Pas rreth një viti, Arbana Osmani rikthehet në televizion? Ja postimet e fundit të moderatores që ngitën dyshime

08:13 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arbana Osmani, ka ngritur dyshimet se do të rikthehet në ekran pas një shkëputjeje prej gati një viti.




Me anë të disa postimeve të fundit në rrjetet sociale, moderatorja ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të jetë në televizion.

“Duke xhiruar me më të mirin, Eduart Grishaj” shkruan Arbana në një foto ku shfaqet partneri i saj në një studio televizive.

Më pas, moderatorja ka postuar edhe një tjetër foto, tek duket në prehrin e saj një skaletë dhe dallohen po ashtu këmbët e saj dhe të ftuarës përballë.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, Arbana ka postuar edhe një tjetër foto të skenës, ku duket i gjithë publiku në sallë.

Kujtojmë se dalja e fundit në ekran e Arbanës ishte në 2023-shin, me fundin e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.